Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Reforma territoriale e 2015-ës, pasojë e rëndë për emergjencat civile në Shqipëri


Zjarrfikësit në Shqipëri përballen me mungesë burimesh dhe organizim të dobët, ndërsa emergjencat e zjarreve vazhdojnë të shkaktojnë dëme anembanë vendit.

Ky është alarmi që ka ngritur sot deputetja e Jorida Tabaku, ku sipas saj, problemet burojnë nga reforma territoriale e vitit 2015, e cila nuk kishte si qëllim shërbimin e qytetarëve, por përfitimet elektorale.

Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një ‘reformë territoriale’ që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit”, shkruan Tabaku, duke theksuar se kjo reformë la bashkitë pa funksione reale, por me rëndësi në “tepsinë elektorale”.

Ajo vëren se sot zjarrfikësit janë të varur nga pushteti vendor, i cili është falimentuar dhe mbështetet vetëm nga transferta nga buxheti i shtetit.

Vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve”, shton Tabaku.

Sipas saj, prioritetet financiare të qeverisë nuk kanë mbështetur emergjencat civile. “Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!