Vendosni fjalën kyçe....

Protesta antiqeveritare në Serbi, përplasje me mbështetësit e Vuçiçit



Edhe sonte, protesta antiqeveritare u zhvilluan në qytete të ndryshme të Serbisë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Nishin dhe Kragujevcin, duke u shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në Novi Beograd, policia ndaloi përparimin e protestuesve, ndërsa në Novi Sad pati përplasje të ashpra pranë zyrave të SNS-së, ku u hodhën mjete piroteknike dhe u thyen dritare. Situata mbeti e tensionuar edhe në qytete të tjera, ndërsa Vuçiç iu drejtua mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh në Beograd.

Protestat kanë nisur në nëntor 2024 pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, dhe vazhdojnë prej nëntë muajsh nën organizimin e studentëve dhe grupeve opozitare.