
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës për lejimin e gazetarëve të News24 të hyjnë në godinë.
Sipas Berishës, ky veprim përbën një akt të rëndë antikushtetues dhe lidhet me, siç ai thotë, frikën e Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj nga dosjet komprometuese që ndodhen në pajisjet e gazetarëve.
“Urdhri i Ramaduros për moszbatimin e vendimit të Gjykatës është një akt i rëndë antikushtetues. Ky urdhër dëshmon tmerrin e tij, vëlla Olsit dhe Lubi Ballukut nga dosjet e tyre kriminale në laptop-et e gazetarëve të News24. Dënoj me forcën më të madhe këtë veprim dhe kërkoj zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës,” – tha Berisha.
Urdhëri i Ramaduros për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës, një akt i rëndë antikushtetues!
Ky urdhër dëshmon tmerrin…
Posted by Sali Berisha on Wednesday, August 13, 2025