Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që ndezin zjarre qëllimisht duhet të marrin dënimin më të rëndë”- Rama: Mirënjohje për zjarrfikësit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin prej disa ditësh. Në një postim në Facebook, ai shpreh falenderime dhe mirënjohje për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën.

Rama thekson se ata që ndezin zjarre qëllimisht, duke shkatërruar pasuri dhe rrezikuar jetë në këtë periudhë të vështirë, duhet të përballen me dënimin më të rëndë sipas ligjit.

Postimi:

Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tone.

Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.