Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, përfshihen turistë të huaj dhe një mikrobus linje



Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme për të përfshirët në aksident.

Rrethanat e përplasjes dhe shkaqet e saj ende nuk dihen, ndërsa hetimet pritet të zbardhin detajet.