Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, policia në kërkim të autorit



Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së hënës në lagjen “Hajvali” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur u raportua për shkrepje arme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe janë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar tashmë nga policia.