
Policia e Vlorës ka ndaluar një person dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, të dyshuar për tre raste zjarrvënieje në zona të ndryshme të qarkut.
Në Lukovë, një 43-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur një cigare të ndezur në tokë.
Në Bolenë, është proceduar një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.
Ndërsa në Tragjas, një 58-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe toke me bimësi.
Policia e Vlorës apelon për qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve, edhe nga pakujdesia, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me ndëshkim ligjor.