
Deputeti Agron Shehaj ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë censure dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias në Shqipëri.
Në një deklaratë publike, Shehaj tha se, ndërsa qeveria ka mbyllur sinjalin e një prej televizioneve më të rëndësishme në vend, shumica e mediave të tjera po heshtin, censurojnë lajmin ose publikojnë vetëm versionin zyrtar të qeverisë.
Sipas tij, një vend nuk mund të ketë të ardhme demokratike dhe as rotacion politik nëse mediat janë nën kontrollin absolut të qeverisë.