Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuzon Ramën për “rrëmbimin e dosjeve” në News 24: Akt kriminal kundër fjalës së lirë



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve për rrëmbimin e dosjeve të gazetarëve të News 24, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas Berishës, gazetarët investigativë po hetonin lidhjet e qeverisë me krimin dhe korrupsionin. Ai tha se ndërhyrja përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe mediave të pavarura.

Berisha akuzoi Ramën dhe zyrtarë të tjerë të lartë për “pushtimin” e televizionit nga “falangat e narkoshtetit” dhe shtoi se frika nga materialet e gazetarëve ishte arsyeja e këtij veprimi.

“Ky është një akt kriminal i dënueshëm,” deklaroi ai, duke e cilësuar Ramën si “kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë”.