Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr masiv në Krastë të Krujës, digjen disa hektarë me pisha e shkurre


Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në zonën e Krastës, në Krujë. Në vendngjarje ndodhen mjetet e repartit zjarrfikës të qytetit, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe të gjithë efektivët zjarrfikës që ndodheshin pushim.

Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë djegur disa hektarë me pisha dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, por fatmirësisht nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo bizneseve.

Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes në zona më të gjera.