
Pas ndërhyrjes së orëve të para të mëngjesit ndaj ambienteve të News24 dhe nxjerrjes jashtë të gazetarëve e punonjësve, Policia e Shtetit është tërhequr nga godina e televizionit.
Aktualisht, perimetrin e ndërtesës e kontrollon Policia Ushtarake.
Aksioni i policisë brenda News24 solli ndërprerjen e sinjalit të transmetimit dhe nxjerrjen me forcë të stafit nga ambientet e punës, duke shkaktuar reagime të ashpra nga politika, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë dhe të papranueshëm në një shoqëri demokratike, duke theksuar se presioni ndaj një mediaje të pavarur është një sinjal alarmi për lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.