
Greqia dhe Italia, për herë të parë, iu bashkuan pesë vendeve të tjera dhe Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) në shpërndarjen ajrore të mbi 106 paketave me ushqime për banorët e Gazës të shtunën, njoftoi ushtria izraelite për Jerusalem Post.
Në këtë operacion ndihmash morën pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Gjermania, Belgjika dhe Holanda.
“Forcat e Mbrojtjes Izraelite do të vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar përgjigjen humanitare në Rripin e Gazës, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, duke hedhur poshtë pretendimet e rreme për urinë e qëllimshme në Gaza,” theksoi ushtria.