Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i News24: Bllokimi i godinës nga policia është arbitrar dhe i paligjshëm



Avokati Erion Kanxheri ka reaguar pas bllokimit të hyrjes së godinës së News24 nga policia e shtetit mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar veprimin si arbitrar dhe të paligjshëm nga ana juridike.

Sipas tij, nëse shoqëria “Kayo” do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës, do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe lirimi i ambienteve do të kryhej prej tij, me mbështetje policore vetëm në rast nevoje.

“Në këtë rast nuk ka asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë përmbarues. Forcat policore nuk mund të kryejnë rrethime të dhunshme e të paligjshme në orët e natës”, u shpreh Kanxheri, duke shtuar se procedurat po zhvillohen të shtunën, kur gjykatat janë të mbyllura.

Ai paralajmëroi se ndaj çdo veprimi të tillë do të ndiqen procedurat ligjore, ndërsa e cilësoi situatën një shkelje të rëndë të ligjit dhe një akt të dënueshëm.