Vendosni fjalën kyçe....

Kurti takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA Annu Prattipati, në fokus diskutimet për zhvillimet politike në vend


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim të veçantë të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata politike aktuale, si dhe çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi shënoi gjithashtu një moment lamtumire për znj. Devitt, e cila po e përmbyll mandatin e saj në krye të USAID-it në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi për përkushtimin dhe kontributin e saj të çmuar në zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës, duke i uruar sukses dhe shëndet në angazhimet e ardhshme profesionale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe demokracisë.