Vendosni fjalën kyçe....

Spikerja ruse ia plas gazit gjatë raportimit për pensionet (VIDEO)


Një spekere ruse po bën xhiron në rrjet, pasi ia ka plasur të qeshurës gjatë raportimit për rritjen e pensioneve në vend.

Aleksandra Novikova po raportonte për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës por ajo ka nisur të qeshë, madje me lot.

Rferl sugjeron se spikerja nisi të qeshte për shkak se shumat e rritjes së pensioneve, ishin qesharake. Rritja do ti sillte një kategorie një pagesë sociale në 1.500 rubla (23 dollarë), nga të cilat 900 mund të përdoren për ilaçe, 137 drejt një resorti shëndetësore, dhe pjesa tjetër (363 rubla, ose 5.60 dollarë) për transport “ndërkombëtar” në një vendpushim të tillë.

Ajo qeshi rreth një minutë edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak. “Unë u përpoqa, ju e dëgjuat” – ka thënë Aleksandra. Më pas ajo shtoi: “Mirë që nuk jam live”.

Klipi si duket nuk u transmetua drejtpërdrejt në televizion por përsëri nuk i shpëtoi transmetimit në një mënyrë tjetër, pasi u publikua nga një faqe interneti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *