
Partia e Lirisë nxjerr zbuluar skandalin e dy TEC-eve lundruese në Vlorë, të cilat po grabisin çdo ditë qindra miliona lekë nga xhepat e shqiptarëve.
Tedi Blushi akuzon hapur qeverinë Rama-Balluku për vjedhje sistematike dhe imunitet politik të dhënë mafies që po shkatërron ekonominë dhe shpresat e qytetarëve.
Sipas Blushit, dy varkat energjetike të sjella nga Bangladeshi, që u quajtën “Tigrat”, janë bërë simboli i korrupsionit të thellë dhe skllavërisë së buxhetit ndaj një sistemi kriminal.
“Të gjithë e dinë që TEC-et janë një skandal, një kontratë kriminale që po zhvas taksat e shqiptarëve. Por SPAK-u, me kreun e tij Altin Dumanin, është bërë vegël politike që mbron hajdutët dhe i lë ata të vjedhin pa turp,” tha Blushi.
Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK-ut të ndërhyjë menjëherë dhe kërkon anulimin e kontratave të dështuara që po fundosin shtetin, kthimin e parave të vjedhura dhe ndëshkimin penal të përgjegjësve kryesorë, Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Blushi paralajmëron: “S’ka më vonesë, s’ka më heshtje! Nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë dhe shqiptarët presin llogari. Kjo është një aferë e madhe që po shkatërron jetën e njerëzve, dhe SPAK duhet të bëjë detyrën e vet!”