
Gjykata e Apelit la në fuqi “arrestin me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao.
Ata kishin kundërshtuar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat.
Ndërkohë, për disa nga zyrtarët e tjerë të hetuar u zbutën masat, nga pesë persona me masën “arrest shtëpie”, vetëm njëri mori lehtësimin duke iu zëvendësuar masa me “detyrim paraqitjeje”, për shkak të situatës familjare, pasi një prej tyre është prind i një fëmije 2-vjeçar dhe tre të tjerëve iu hoq ndalimi për dalje nga vendi.
Kështu sipas vendimit të APELIT :
Masa arrest me burg për:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa arrest në shtëpi:
Lianyi Uang
Ardit Kero
Flavia Capo
Doina Goga – hiqet masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje
Kledi Xhani
Lihet ne fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi”:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj
Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro.
Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.


