Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky bisedë me Trump për përfundimin e luftës dhe marrëveshje për prodhimin e dronëve


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë “produktive” me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku u diskutuan sanksionet kundër Rusisë, sulmet e vazhdueshme ndaj qyteteve ukrainase dhe një marrëveshje madhore për prodhimin e përbashkët të dronëve, përcjell DW.

Sipas Zelenskyyt, Trump është i informuar plotësisht për situatën në terren dhe për dëmet që po shkaktojnë sulmet ruse në qytete si Kievi. Biseda vjen në një kohë kur Trump raportohet se i ka dhënë Presidentit rus Vladimir Putin afat deri më 8 gusht për të pranuar një marrëveshje paqeje, përndryshe do të përballet me sanksione më të ashpra.

“Sigurisht, folëm për sanksionet ndaj Rusisë,” tha Zelenskyy. “Ekonomia e tyre është në rënie, dhe kjo është arsyeja pse Moska është kaq e ndjeshme ndaj kërcënimit me masa të reja dhe vendosmërisë së Presidentit Trump. Kjo mund të ndryshojë shumë.”

Ai shtoi gjithashtu se Ukraina është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe me SHBA-në për prodhimin e dronëve, duke e cilësuar atë si “një nga marrëveshjet më të forta të këtij lloji”.

“Marrëveshja paraprake është përgatitur nga pala ukrainase dhe jemi gati ta diskutojmë në detaje dhe ta përmbyllim,” tha Zelenskyy.

Në kushtet e një lufte të zgjatur, Ukraina po e drejton gjithnjë e më shumë fokusin nga investimet e huaja për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, presidenti Trump ka theksuar se çmimet në rënie të energjisë në nivel global mund të ndikojnë vendimin e Putinit për të ndalur luftën.