Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Mbështetja për Izraelin nëse pushton Gazën “varet kryesisht prej tyre”


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse do ta mbështeste Izraelin në rast të një pushtimi të plotë të Rripit të Gazës, siç është sugjeruar nga disa zyrtarë izraelitë.

“Nuk jam i njohur me këtë, por varet kryesisht prej tyre,” tha Trump, duke lënë të kuptohet se çdo vendim për mbështetje do të varej nga veprimet dhe qëndrimi i Izraelit, përcjell YNetNews.

Ai theksoi se aktualisht fokusi i administratës së tij është ndihma humanitare për civilët palestinezë në Gaza. “E di që po përpiqemi të sigurojmë ushqim për popullin e Gazës. SHBA ka dhuruar ndihma me vlerë 60 milionë dollarë. Izraeli do të na ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave dhe gjithashtu financiarisht – ndaj kjo është ajo për të cilën jam i përqendruar.”

Në përfundim të deklaratës, Trump shtoi: “Për gjithçka tjetër nuk mund të them – varet kryesisht nga Izraeli.”