
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë kufizim për dorëzimin e armëve, veçanërisht në kushte që ai i cilësoi si “nën zjarr dhe agresion nga Izraeli”, përcjell YNetNews.
Në një fjalim të regjistruar, Qassem theksoi se “agresioni izraelit është problemi, jo armët”, duke nënvizuar se mbajtja e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut është thelbësore për t’i bërë ballë kërcënimeve.
Ai i bëri thirrje shtetit libanez që të zhvillojë programe të posaçme për të përballuar presionin ndërkombëtar dhe rajonal, por pa cenuar aftësitë e Hezbollahut.
Deklarata e Qassemit vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në kufirin mes Libanit dhe Izraelit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka rritur thirrjet për de-përshkallëzim dhe përforcim të kontrollit shtetëror mbi të gjithë territorin libanez.