
I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili ishte shpallur në kërkim dhe u ndalua pak ditë më parë në Orikum, së bashku me Julian Aliajn dhe tre persona të tjerë.
41-vjeçari, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, ka mohuar para gjykatës çdo lidhje me vrasjen e ish-policit, që ndodhi më 15 mars 2024 në Larushk, Fushë Krujë.
Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por që u refuzua.
Para gjykatës, Plaku deklaroi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë.”