Vendosni fjalën kyçe....

Apeli shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë ndaj drejtuesve të “Bankers Petroleum”


Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shtyrë për ditën e mërkurë, ora 10:00, shpalljen e vendimit për masat e sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum”, të dyshuar për përfshirje në një skandal financiar.

Shtyrja erdhi pas përfundimit të mbrojtjes dhe parashtrimeve të avokatëve mbi ankimimin ndaj masave të caktuara më herët nga Gjykata e Fierit.

Të arrestuarit, përfshirë ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtuesin aktual të kompanisë, shtetasin kinez Hongping Xiao, janë paraqitur sot në Apel për të kundërshtuar masën e “arrestit me burg” të vendosur ndaj tyre për akuza të rënda si mashtrim financiar dhe abuzim me detyrën.