Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson viziton Bregun Perëndimor



Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, vizitoi të hënën Bregun Perëndimor, përfshirë qytetin e Arielit, në atë që u cilësua si vizita e parë zyrtare nga një Kryetar i Dhomës në këtë zonë, përcjell Jerusalem Post.

Gjatë vizitës, Johnson deklaroi: “Judea dhe Samaria janë vijat e para të shtetit të Izraelit dhe duhet të mbeten pjesë integrale e tij. Edhe nëse bota mendon ndryshe, ne qëndrojmë përkrah jush.”

Vizita u organizua nga Këshilli i Yesha-s, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të tij, përfshirë guvernatorin e Rajonit të Binyamin-it dhe kryetarin e Këshillit të Yesha-s, Yisrael Ganz, CEO-n Omer Rahamim dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Marc Zell, kryetar i degës së republikanëve jashtë SHBA-së në Izrael, që shoqëroi Johnsonin në vizitën në Universitetin e Arielit, tha: “Kjo është një moment historik. Ambasadori amerikan Mike Huckabee ka thënë se SHBA-të kanë shumë aleatë dhe miq në botë, por vetëm një partner të vërtetë: Izraelin. Vizita e sotme e vërteton këtë pa asnjë dyshim.”