Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në zonën e Freskut në Tiranë



Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në zonën e Freskut, në Tiranë. I riu, i identifikuar si J. A., është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

Në një njoftim paraprak, Policia e Tiranës bëri me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Deri më tani nuk ka të dhëna për autorin apo motivet e mundshme të plagosjes.