Vendosni fjalën kyçe....

Cili është burimi i 9 miliardë eurove që konsumohet në Shqipëri?


Nga Klodian Gradeci

Fiction!

Bashkë me djalin tim dhe disa portierë të tjerë profesionostë të moshës nga 14-18 vjeç, bën stërvitje individuale edhe një meso burrë francez. Fusha e futbollit është në Allias dhe ai thotë, e kam shumë afër me punën, të cilën e koordinon që të jetë në stërvitje nga ora 7:30- 9:00 e mëngjesit.
Para pak ditësh, erdhën për ta ndjekur, disa kolegë të tij. Ishin tre. Njëri gjerman, tjetri irlandez dhe tjetri nga Gjibraltari.

Ndërsa pinim kafe dhe ndiqnim stërvitjen e portierëve, më pyetën pse janë kaq të zjarrshëm shqiptarët. Nga padrejtësitë u thashë dhe i shpjegova 97-tën me skemat piramidale ose Ponzi Scheme. I tregova historinë e Sudes dhe kompani.

Buzëqeshën dhe njëri prej tyre filloi të tregonte për një bisedë të interceptuar në 2014, midis dy ministrave shumë energjik, në ambientin e një miku të përbashkët të tyre.

Irlandezi tregoi, që ministrat bisedonin se vendi do kishte më shumë leverdi nëse do ishte parajsë fiskale apo parajsë trafiku. Ata konfirmonin që regjizori e kishte zgjedhur busullën e tij. Mbasi mbaroi, si gjoja jashtë teme, më pyeti se cili ishte grupi social me marrëdhëniet më të forta midis Shqipërisë dhe Serbisë? Politika ju përgjigja. Jo me tha prerë. Janë krimi organizuar. Ata janë në simbiozë të plotë. Të fuqishëm dhe me ndikim kudo.

Nëse vendosim të ndërpresim parajsën e trafiqeve të Shqipërisë, atëherë do të kuptonit që 97-ta do të dukej si kjo stërvitja që bënte francezi, në krahasim me një ndeshje champion league. Tregu paligjshëm i parajsave të trafiqeve në botë, gjeneron rreth 700 miliard Euro dhe strukturat ligj-zbatuese në Evropë sekuestrojnë rreth 5% të vlerës totale që prodhon parajsa e trafiqeve në vit.
Tek ju, sipas të dhënave që disponohen, por dhe sipas analizës të publikuar nga vetë ju, mund të rezultojë se 55% e konsumit të popullatës vjen nga burime të dyshimta, mbase të parajsës së trafiqeve!

Nëse Evropa vendos, ashtu si USA, që trafikun ndërkombëtar të drogës ta shpallë strukturë terroriste, atëherë do të shihnit se zjarri brenda jush don8shte si shpërthim solar dhe asgjë krahasuar me 97-ën.

Përmbajtja juaj demografike dhe sociale, provon dhe shpjegon për sa tregova më lart, tha irlandezi. Në fund, më premtoi se do më niste të dhënat që tregonin se konsumojmë 50% më shumë se të ardhurat që vetë prodhojmë.

Të dhënat për vitin 2024.

Kemi prodhuar:
1) Qumësht total 95 mijë ton. Qumësht për banor 40 litra në vit.
Nga kjo sasi do duhet të prodhohet kosi, djathi, gjalpi, dhallë etj.
2) Kemi 4.55 milion pula që janë 2 pula për banor në vit. Janë prodhuar 894 milion vezë dhe për banor disponohet 372 vezë në vit, për konsum direkt ose nënprodukt.
3) Prodhojmë 5630 ton mjalt dhe për banor është i disponueshëm 2.3 kg mjalt në vit.
4) Prodhimi mishit peshë e gjallë, është 131mijë ton dhe i disponueshëm për banor është 54 kg peshë e gjallë në vit, për konsum direkt ose nënprodukt.
5) Sasia e peshkut të zënë në të gjitha kategoritë ujore është 17 mijë ton. Sasia e disponueshme për banor është më pak se 7 kg në vit.
6) Në Shqipëri, 50% e sipërfaqes totale të saj, është fond pyjor dhe kullosor.
7) Prodhojmë 650 mijë ton drithëra dhe sasia e disponueshme për banor (pa përfshirë pkesë të konsumit blektoral) është 270 kg në vit.
8) Prodhojmë 1.4 milion ton perime në vit. Sasia e disponueshme për banor është 590 kg në vit.
9) Prodhimi pemëve frutore është 295 mijë ton në vit. Sasia e disponueshme për banor është 123 kg në vit .
10) Një familje shqiptare përbëhet nga 3.2 persona dhe shpenzojnë për ushqim 40% të ardhurave totale. Shpenzojnë për banesë, ujë energji elektrike 10% të ardhurave totale ose 1100 Euro në vit. Për arsim, shëndetësi, transport dhe komunikim shpenzojmë 20% të ardhurave totale që janë 2200 Euro në vit. Të ardhurat për njësi familjare janë 910 Euro në muaj
11) Numri udhëtimeve për qëllime personale dhe pune është 4.4 milion udhëtime, nga të cilat 3.08 milion janë udhëtimeve brenda vendit dhe 1.32 milion janë udhëtime jashtë vendit. Për banor janë 1.8 udhëtime në vit dhe numri netëve të qëndrimit për udhëtim është 4.2 netë.
12) Individë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale janë 42.1% e banorëve. Nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër janë 545 mijë individë.
13) Vlera e shitjeve totale, nga prodhimet industriale vendase, është 4.1 miliard Euro.
14) Eksportojmë me pak se gjysmën e asaj që importojmë.
15) Janë rreth 750 mijë njësitë ekonomike familjare.
16) Në grup moshën 16-75 vjeç, 86% e tyre përdorin internetin, nga të cilët 99% përdorin aparat celular.
17) Janë rreth 1.1 milion banesa nga të cilat rreth 730 mijë janë të banuara. Pra 32% të banesave janë të pabanuara.
18) Nga 730 mijë banesa, 650 mijë prej tyre zotërohet si pronësi, nga njësitë ekonomike familjare që banonojnë në ato.
19) Konsumi final i popullatës është 17 miliard Euro referuar PBB, ose 7 mijë Euro për banor.
20) Të ardhurat për Njësitë Ekonomike Familjare janë 910 Euro në muaj ose 11mijë Euro në vit për NJEF ose 8 miliard Euro për 750 mijë njësitë ekonomike familjare në total.

Nga vijnë rreth 9 miliard Euro? Mos vallë është dora e fshehur e parajsës së trafiqeve?

Ndoshta shumë shpejt do vijë dita që të zbulojmë më të mirën e të gjithave.

Kliko këtu për të dhënat zyrtare.