Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron fazën e dytë të “Rilindjes Urbane”: Duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike


Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë detaje mbi aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook, ai theksoi se ky proces do të vazhdojë me durim dhe vendosmëri, duke u marrë me çdo rast individualisht, për të ndalur abuzimet.ë.

 “Duhet durim sepse janë shumë raste dhe disa nuk marrin vesh. I thua shtyhu, ata shtyhen më përpara. Kjo do adresohet një nga një,” theksoi Kryeministri.

Në vijim, ai paralajmëroi nisjen e fazës së dytë të “Rilindjes Urbane”, që do të përqendrohet në transformimin e hapësirave të liruara në ambiente të bukura dhe funksionale për komunitetin.

“Rilindja Urbane 2.0 do t’i kthejë këto hapësira të çliruara në vende të denja për qytetarët. Pastrojmë disa zona, por nuk mund t’i lëmë ashtu. Duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike që të krijojmë hapësira të bukura dhe të dobishme,” theksoi Kryeministri.