
Ish-presidenti Ilir Meta do të paraqitet të hënën më 4 gusht në orën 11:00 në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku së bashku me avokatin e tij do të firmosë mbylljen e hetimeve për çështjen e tij.
Meta ndodhet në paraburgim që nga 21 tetori i vitit të kaluar. Procedura e njëjtë është ndjekur më parë edhe për Monika Kryemadhin dhe Piro Xhixhon.