Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu prezanton nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë


Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës, që do të zëvendësojnë drejtuesit e mëparshëm pas dorëheqjes së tyre me kërkesë të kryeministrit.

Të emëruarit janë Ilir Mengra (punët publike), Vasilika Vjero (financa dhe zhvillim ekonomik), Blendi Sula (territori dhe zhvillimi rural) dhe Gentian Keri (administrata e bashkisë).

Ndërkohë, Anuela Ristani vazhdon të ushtrojë detyrat e kryetarit të bashkisë në mungesë të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun e Durrësit.