
Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Cërrik-Gramsh.
Viktima me iniciale O.K. dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit duke dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës.
“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.