Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron


GJKKO shpalli fajtor ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, në lidhje me dosjen e dytë që rëndon mbi të.

Goro u dënua me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Po ashtu, GJKKO dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vasillaq Strakoshën, por në sajë të të njëjtit përfitim ligjor, ai do të vuajë 1 vit burg, me pezullim për 2 vite në shërbim prove. Edhe atij iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.