Vendosni fjalën kyçe....

“Drafti i Kodit të ri Penal inkuizitor, ka më shumë dënime se në komunizëm” – Kreu i Dhomës së Avokatëve Haxhia


Kreu i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia shprehiu rezervat për Kodin e ri Penal të propozuar.

Ai tha se ndryshimet e propozuara kanë dënime më shumë se në kohën e komunizmit dhe se është inkuizitor.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese.” – tha Haxhia
Një ditë më parë rezerva për Kodin e ri Penal shprehur edhe prokurori I përgjithshëm Olsian çela, I cili tha se institucioni I drejtuar prej tij nuk ishte konsultuar aspak ndërsa e cilësoi atë si nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

Ish-ministri Manjani e kritikoi gjithashtu kodin duke thënë se ai do u merrte me ligj pronën shqiptarëve.

Haxhia paralajmëroi se do vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar draftin e propozuar.