Vendosni fjalën kyçe....

55-vjeçari u gjet i mbytur në Drinin e Zi në Kukës, identifikohet viktima


Policia e Kukësit ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur në lumin Drini i Zi.

Viktima është një 55-vjeçar nga fshati Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e tij kishin raportuar humbjen në Policinë e Tiranës më 27 korrik.

Njoftimi i policisë së Kukësit:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjme me dije se:

Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.