Vendosni fjalën kyçe....

Neutralizohen zjarret në Korçë


Prefektura e Korçës njofton se nuk ka më asnjë vatër aktive zjarri në territorin e qarkut. Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës dhe vatrat e tjera janë neutralizuar plotësisht. Strukturat e emergjencave civile dhe zjarrfikëset vijojnë monitorimin për të shmangur riaktivizimin e flakëve dhe për të garantuar sigurinë.

Njoftimi:

Prefektura e Qarkut Korçë njofton se situata në të gjithë territorin paraqitet e qetë dhe nuk raportohen problematika që lidhen me emergjenca civile apo zjarre aktive.

Zjarri që ishte shfaqur në Parkun Kombëtar të Prespës, në territorin e bashkisë Pustec, është neutralizuar plotësisht. Po ashtu, janë shuar edhe vatrat e tjera të zjarrit të raportuara më herët në zona të ndryshme të qarkut.

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të pyjores vijojnë monitorimin e zonave të prekura, për të siguruar që nuk ka riaktivizim të vatrave dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mjedisit.