Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë/ Shpallet në kërkim administratori i një kompanie për nxjerrje të paligjshme inertesh në lumin Mat, procedohen tre punonjës


Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka zbuluar një rast të nxjerrjes së paligjshme të inertesh në shtratin e lumit Mat.

Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se një subjekt po ushtronte aktivitet pa leje përkatëse dhe duke dëmtuar mjedisin.

Si rezultat, është shpallur në kërkim administratori i kompanisë, shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre punonjës të subjektit: M. L., 36 vjeç dhe V. L., 47 vjeç (vëllezër), banues në Pukë, si dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër mjete të rënda, përfshirë një ekskavator dhe tre kamionë, që përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.