
Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Viçisht të Bulqizës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që po drejtonte ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është identifikuar si Rasim Lika.
Dyshohet se i moshuari humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që zetori të devijojë nga rruga dhe të shkaktojë lëndime të rënda. Ai u transportua me urgjencë në spital, por, për shkak të plagëve të marra, nuk mundi të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.