Vendosni fjalën kyçe....

DigitAlb: Spektakël sportiv si kurrë më parë dhe ulje cmimi deri në 35%



Një sezon i ri sportiv po afron dhe bashkë me të vjen një valëemocionesh që do të pushtojë çdo ekran, çdo zemër, çdopasionant të vërtetë. Sezoni 2025/26 është më i pasuri dheDigitAlb është i vetmi destinacion ku do të përjetoni gjithçka, live në cilësi maksimale, me komente profesionale dhe mbi tëgjitha, me ekskluzivitetin që e bën çdo ndeshje të veçantë.

Nxitoni të përfitoni nga oferta e DigitAlb me ulje çmimesh deri 35% për paketat 12 mujore, e cila është e vlefshme deri 31 Korrik. Ky është momenti ideal për të garantuar gjithëemocionin e sezonit të ri sportiv me çmimin më fantastik të vitit.

Futbolli nis me kampionatet më të forta në planet, dhe Premier League është majë listës. Liga më e ndjekur në botë, tempulli idueleve legjendare, me stadiumet e mbushura dhe yjet e superfuqive si Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea. Çdo ndeshje është histori më vete, çdo pikëvendos titullin dhe çdo javë sjell gola, polemika, emocione.

Sky Bet Championship është arena ku lindin kampionët e sëardhmes. Klube historike angleze, rivalitete të vjetra dhe njërrugëtim i ashpër drejt elitës.

Në Spanjë, LaLiga është një festival teknik, një balet i futbollit. Barcelona me gjeneratën e re të yjeve, Real Madrid me galaktikët e rinj, Atletico me pasionin dhe grindjen e stilit“Cholo”. Nga Sevilla te Villarreal, nga Betis te Sociedad, çdoskuadër, çdo sfidë ka diçka për të thënë.

Në Francë, Ligue 1 është kthyer në një laborator talentesh dhenjë fushë beteje për yjet e afirmuar. PSG kërkon të vijojehegjemonine dominuese, ndërsa Marseille, Lyon, Monaco dhe tëtjerat nuk dorëzohen.

Eredivisie në Hollandë mbetet djepi i futbollit total. Ajax, PSV, Feyenoord dhe klube të reja ofrojnë lojë sulmuese, risi taktikedhe një brez të artë që po shpërthen në arenën ndërkombëtare. Kjo është liga ku lojtarët më të mëdhenj bëjnë hapat e parë drejtlegjendës.

Në Turqi, Super Liga pritet e zjarrte. Një atmosferë unike, njëpasion i papërshkrueshëm. Galatasaray, Fenerbahce, Besiktasdhe Trabzonspor ofrojnë derbi të cilët nuk i barazon asgjë nëintensitet.

Kombëtarja shqiptare, krenaria jonë, ne një tjetër betejë historikedrejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë me një brez të ri, më të fortëdhe më të përgatitur, do të luftojnë për të prekur një ëndërr të re. Bashkë me Kosovën, që po rritet me hapa të sigurt, çdo ndeshjee kualifikueseve do të jetë një histori për të rrëfyer, një përplasjeqë do ta jetojmë të gjithë bashkë.

UEFA Nations League sjell përballje të nivelit të lartë mespërfaqësueseve më të forta të kontinentit. UEFA Europa League dhe UEFA Conference League janë skena ku ekipet më të miratë nivelit të dytë e të tretë luftojnë për lavdi. Dhe European Qualifiers janë arena e vërtetë e përfaqësueseve që kërkojnë tëkualifikohen në fazen finale te Botërorit.

DigitAlb sjell gjithashtu dhe trofetë e kupave kombëtare, qëgjithmonë ofrojnë surpriza dhe emocion të pastër. FA Cup, trofeu më i vjetër në botë, aty ku ndodhin mrekullitë angleze. Carabao Cup, kompeticioni që jep trofeun e parë sezonal.

Coupe de France në Francë, me përballje të forta mesgjigandëve dhe klubeve modeste që guxojnë. KNVB Beker nëHolandë, aty ku gjithçka është e mundur.

Por emocionet nuk ndalen vetëm te futbolli. Formula 1 vjen nëekranet tuaja me shpejtësinë marramendëse, duelin e madhVerstappen, Norris, Leclerc dhe betejën e skuderive.

Boksi dhe UFC sjellin duele titanësh, ku çdo raund është jetë a vdekje, ku çdo goditje është potencial për të hyrë në histori. Kampionë të botës, sfidues të uritur dhe netë të paharrueshmenën dritat e arenave më të mëdha.

Tenisi është pjesë e pandashme e programit te DigitAlb. Turnetëe mëdha Grand Slam, me emrat e mëdhenj të raketës si Carlos Alcaraz, Jannik Sinner, Iga Sëiatek, Aryna Sabalenka dhe yjet e rinj që kërkojnë lavdi.

Basketbolli gjithashtu sjell kualifikueset për Kupën e Botës, me përfaqësueset më të mira që përballen në ndeshje të mbushurame intensitet dhe spektakël.

Në fund, volejbolli është më pranë se kurrë. Nations League e volejbollit për femra dhe meshkuj ofron spektakël, blloqe tëfrikshme, shërbime të pandalshme dhe duele që shkojnë deri nëpikën e fundit.

Me 60 sfida LIVE çdo javë, të shpërndara në 7 kanale tëdedikuara ekskluzivisht sportit, DigitAlb e kthen çdo ditë tëjavës në një festë për sportdashësit.

Ky është sezoni që s’duhet humbur. Ky është momenti për tëqenë aty ku emocionet lindin. Ky është viti i DigitAlb. DigitAlb, shtëpia e sportit. Shtëpia e kampionëve.