Vendosni fjalën kyçe....

Vijon aksioni në Shkodër për lirimin e hapësirave publike, ndërhyrje në plazhin e Velipojës



Bashkia Shkodër vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, këtë herë e përqendruar në plazhin e Velipojës, një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka ndarë pamje nga puna e Policisë Bashkiake, duke theksuar angazhimin e përditshëm të strukturave në terren për të garantuar mbarëvajtjen e pushuesve dhe mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta.

“Çdo ditë, grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës,” u shpreh Beci në postimin e tij.

Gjatë ditës së sotme është evidentuar një tjetër rast zënies së hapësirës publike, ku është ndërhyrë menjëherë për lirimin e saj dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, me qëllim rikthimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike në funksion të pushuesve dhe qytetarëve.