Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese


Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre.

Kërkesa synonte përjashtimin e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, të cilët përbëjnë trupën që po gjykon çështjen e lidhur me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Pas shqyrtimit të pretendimeve të paraqitura, gjyqtari Çela vendosi të refuzojë kërkesën, duke lejuar vazhdimin e procesit me të njëjtët anëtarë të trupës gjykuese.