
Ndërsa zjarret kanë pushtuar mbarë vendin prej disa ditësh, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duken disa prej tyre në një zonë duke u përpjekur t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore duke përdorur mjete rrethanore si shkurret.
Pamje të tilla janë vërejtur edhe vitet e shkuara. Nga pamjet video, punonjësit që përpiqen të shuajnë flakët nuk iu përkasin shërbimit zjarrrfikës ndërsa nuk mund të thuhet nëse izolimi i flakëve me shkurre është teknikë më e mirë sesa me mjete apo kjo bëhet për shkak se punonjësit nuk i kanë mjetet e duhura.
Ditët e fundit, teksa flakët kanë përpirë e shkrumbuar mbarë vendin, ministri i Mbrojtjes Vengu është parë në terren duke vizituar zonat problematike ndërsa të tjerë ministra janë turrur në rrjetet sociale duke falëndëruar zjarrfikësit.
Një situatë e ngjashme me problemet në mangësi në pajisje u vërejt gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. U desh ardhja e ekipeve të ndihmës nga Kosova e vende të tjera që sollën me vete qen për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja apo pajisje speciale gërmimi ndërkohë që punonjësit shqiptarë në shumë raste u panë duke gërmuar me mjete rrethanore dhe aspak të përshtatshme për operacione delikate si ai i kërkimit nën rrënojë ndërkohë që nuk kishte asnjë qen të specializuar për operacione të kësaj natyre.
Kryeministri Rama ka falënderuar sot zjarrfikësit dhe punonjësit e forcave të armatosura për punën e bërë, falënderim që duhet të jetë lexuar edhe nga punonjësit që përdorin shkurret për të shuar flakët.
*Video marrë nga Klodi Leka në Facebook