Vendosni fjalën kyçe....

Largohen nga banesa dy vajza në Shkodër, denoncimi nga babai


Dy vajza të reja, 20 e 18 vjeç janë larguar nga banesa.

Denoncimi për largimin është bërë nga 61-vjeçari me iniciale P.P. në Shkodër, sipas të cilit, vajza e tij D.P dhe mbesa S.P janë larguar prej ditës së djeshme.

Njoftimi

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Në Lezhë është prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B. Ai dyshohet se ka ngacmuar në banesë vajzën e tij të mitur 14-vjeçare.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë. Blutë bëjnë me dije se 55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.