Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon anulimin e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme


PD ka kërkuar anulimin e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme.

Nënkryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, tha se vendimi jo vetëm është marrë pa u këshilluar me qytetarët, por do rritin ndjeshëm çmimet.

“Çmimet e referencës rriten ndjeshëm, madje në disa zona, si psh Durrësi, këto çmime reference janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m2. Me këtë vendim qeveria godet drejtpërdrejt qytetarët. Rritet menjëherë taksa e pronës së banesave. Bëhet më e kushtueshme blerja e një apartamenti si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e  kostove të jetesës. PD kërkon realizimin e një reforme të thellë dhe të ndershme fiskale, me anë të një procesi konsultimi publik transparent me qytetarët, grupet e interesit dhe profesionistët e fushës, me qëllim uljen e barrës fiskale për familjet dhe sipërmarrjet shqiptare”, tha Teliti.