Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i gjerë për shuarjen e zjarrit në Qafë Buall, Bulqizë, përfshihen edhe helikopterë



Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e një zjarri të rënë në zonën e Qafë Buallit, pranë qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë, duke bërë që autoritetet të mobilizojnë forca të shumta tokësore dhe ajrore për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Në operacionin intensiv janë angazhuar:

  • 8 mjete zjarrfikëse

  • 40 efektivë të MZSH

  • 15 efektivë të Policisë së Shtetit

  • 25 punonjës të bashkisë

  • 10 forca vullnetare

Po ashtu, në ndërhyrje janë përfshirë edhe dy helikopterë, të cilët po operojnë me rotacion për të ndihmuar nga ajri në izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Ndërhyrja vazhdon në kushte të vështira terreni dhe temperaturash të larta, ndërsa autoritetet janë në gadishmëri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për banorët apo zonat e banuara përreth.