Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me mjetin e parkuar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, plagosen dy persona


Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja u regjistrua kur një automjet tip “Benz” u përplas me një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Benz”-it dhe bashkëudhëtari i tij kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e qarkullimit rrugor, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po dokumentojnë shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i “Benz”-it ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar përplasjen me automjetin e ndalur.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.