
12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë këtë javë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”, zhvilluar nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me funksionimin e sistemit operues Mac dhe zhvilluan aftësi praktike për analizimin e të dhënave thelbësore që mbështesin hetimet kibernetike.
Ambasada Amerikane theksoi se ekspertiza dhe udhëheqja teknologjike e SHBA-ve janë thelbësore për mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike, si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për aleatët e saj, përfshirë Shqipërinë.
“Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.
Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike. Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike.”- njofton ambasada.