
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë, pasi gjyqtari paraprak Erjon Cela ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes së njohur si “Buka”.
Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, ndërsa së bashku me të në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe pesë të pandehur të tjerë, të përfshirë në të njëjtën dosje penale.
Vendimi vjen pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas strukturës antikorrupsion, janë mbledhur prova të mjaftueshme që justifikojnë kalimin e dosjes për shqyrtim në themel.
Tashmë, procesi gjyqësor ndaj Ahmetajt pritet të zhvillohet para trupës gjykuese, ndërsa pritet me interes mënyra se si do të vijojë rrjedha e gjyqit për ish-zyrtarin e lartë të qeverisë.