
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, më 24 korrik, në aksin Palasë–Dhërmi, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 9-vjeçar dhe është plagosur një tjetër pasagjer.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10, kur drejtuesi i mjetit, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, shoferi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Përplasja fatale i mori jetën në vendngjarje një fëmije të mitur, ndërsa pasagjeri tjetër, një 20-vjeçar me inicialet E. A., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.