Vendosni fjalën kyçe....

Sherr te Lumi i Shalës, plagosen rëndë dy të rinjtë


Dy të rinj janë plagosur rëndë pas një sherri në zonën e Lumit të Shalës.  Dyshohet se përplasja ka nisur rreth orës 2 të mëngjesit mes disa turistëve shqiptarë dhe disa biznesmenëve të zonës.

Përplasja ka ndodhur për disa minuta ndërsa sherri ka ngjallur panik te turistët e shumtë të zonës. Në zonë nuk ka prani të përhershme policore dhe kjo nuk është hera e parë që atje ka përplasje.

Në Tiranë dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim me pasuri të paluajtshme. Në pranga ka rënë M. Q., 31 vjeç, i cili akuzohet se ka mashtruar një qytetar 34-vjeçar, duke i marrë 75 mijë euro me pretendimin se do t’i blinte një apartament në Tiranë. Pasi ka përfituar shumën, ai nuk ka realizuar blerjen dhe është shmangur nga kontakti me viktimën për më shumë se një vit.

Një 48-vjeçar është ndaluars në një rast tjetër pasi akzuhet se ka shitur dy herë të njëjtin apartament duke mashtruar blerësit.

E dyshuar në këtë rast mashtrimi dyshohet edhe një notere, 57-vjeçarja me iniciale M. D., e cila ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj.