Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet ligji, rusët dhe bjellorusët mund të votojnë në zgjedhjet e njëri-tjetrit


Deputetët e Dumës Shtetërore ruse, ratifikuan protokollin për bërjen e ndryshimeve në traktatin e 25 dhjetorit 1998, midis Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë mbi të drejtat e barabarta të qytetarëve. Dokumenti iu dorëzua Dumës Shtetërore nga presidenti Putin.

Sipas dokumentit, qytetarët e republikës ruse që banojnë përgjithmonë në territorin e Bjellorusisë do kenë të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur në organet e vetëqeverisjes lokale të Bjellorusisë.

Qytetarët e Bjellorusisë që banojnë përgjithmonë në Rusi do marrin gjithashtu një të drejtë të ngjashme. Protokolli u nënshkrua nga presidentët Putin dhe Lukashenko më 13 mars 2025, në Moskë.