Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, përmbyset një “Audi”, plagoset drejtuesi 18-vjeçar


Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari me inicialet M. Fusha. I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.