
SPAK ka zgjatur deri më 29 shtator hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që sot pritet t’I komunikohen akuzat.
Ai nuk pritet të jetë I pranishëm në seancë dhe do përfaqësohet nga avokatët, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë bashkëshortes së tij Ajola Xoxa I janë komunikuar sot akuzat. Ajo akuzohet për “korrupsion pasiv”, pastrim parash e fshehje të ardhurash.
Veliaj e Xoxa po hetohen bashkë me gjashtë biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrim parash.